Shaqiri, Mbreti i Zvicrës: 15 gola e 20 asistime

Xherdan Shaqiri po kalon në formë jetësore me BaselinXherdan Shaqiri po kalon në formë jetësore me Baselin The post Shaqiri, Mbreti i Zvicrës: 15 gola e 20 asistime appeared first on Albinfo.

Shaqiri, Mbreti i Zvicrës: 15 gola e 20 asistime

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri po kalon në formë jetësore me Baselin.

Rikthimi i tij nga SHBA në Basel solli shumë reagime, por ai po i hesht kritikët, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri është ylli i Baselit, por edhe Superligës zvicerane këtë edicion.

Xherdani ka shënuar 15 gola e ka bërë 20 asistime, pas 34 ndeshjeve.

Ai prin në listën e shënuesve dhe asistuesve. Gjithashtu është kandidati kryesore për tu shpallur Futbollisti i Vitit i Superligës Zvicerane.

Baseli tani ka nëntë pikë më shumë se vendi i dytë, Servette dhe është pranë fitimit të titullit, ndërsa për herë të fundit e kishte fituar më 2017.

Meritat më të mëdha shkojnë për kapitenin e Baselit, i cili ka udhëhequr skuadrën në momentet më të vështira, ndërsa po ashtu është në finale të Kupës së Zvicrës.

The post Shaqiri, Mbreti i Zvicrës: 15 gola e 20 asistime appeared first on Albinfo.