SHASIVARI ME PYETJE TË DREJTPËRDREJTË PËR AHMETIN: ÇFARË DËSHMOVE PARA 6 VITEVE NË PROKURORINË SPECIALE NË PRISHTINË?

SHASIVARI ME PYETJE TË DREJTPËRDREJTË PËR AHMETIN: ÇFARË DËSHMOVE PARA 6 VITEVE NË PROKURORINË SPECIALE NË PRISHTINË?

Shkup, 26 shtator 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pyetje publike lidhur me dy data që, sipas tij, kërkojnë vëmendje të opinionit: 26 shtatori 1998 dhe 2–3 shtatori 2020.
“26 shtator 1998: prita. 2-3 shtator 2020: dëshmia. Dy ngjarje, i njëjti person, 22 vite diferencë”, thekson Shasivari.
Ai i referohet “të dhënave publike sipas të cilave më 26 shtator 1998 ndodhi prita ndaj Komandant Soravia, me pasoja të mundshme fatale. Ndërsa 22 vite më vonë, më 2 dhe 3 shtator 2020, Ali Ahmeti rreth 15 orë dëshmoi në Prokurorinë Speciale në Prishtinë”.
Shasivari pyet se çfarë është dëshmuar gjatë atyre orëve dhe pse, gjashtë vite më pas, opinioni publik ende nuk ka asnjë njoftim mbi përmbajtjen e asaj dëshmie.
“Çfarë dëshmoi në Prokurorinë Speciale? Çfarë u tha gjatë atyre 15 orëve? Çfarë duhet të dijë opinioni?”, janë pyetjet që ngre Shasivari.
Ministri thekson se bëhet fjalë për pyetje publike dhe jo për akuzë apo paragjykim, duke nënvizuar se përgjigjet duhet të jepen mbi bazën e fakteve dhe provave, e jo përmes interpretimeve politike.
“Dy datat kujtohen. Dëshmia është dhënë. Gjashtë vite kanë kaluar. Por pyetjet mbeten. Opinioni meriton përgjigje”, shprehet Shasivari.
Përndryshe kjo çështje po aktualizohet në Maqedoninë e Veriut pas dënimeve të rënda ndaj krerëve të UÇK-së me 81 vite burgim, ndërsa data e 26 shtatorit të vitit 1998 kur ka ndodhur prita ndaj Ali Ahmetit duke qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfshihet në periudhën kohore të juridiksionit të Gjykatës Speciale e cila është nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.