SHBA/ Arrestohet një ish këshilltar i Rezervës Federale nën dyshimet për spiunazh për Kinën
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar një ish këshilltar të lartë të Rezervës Federale nën dyshimet se i shiti Kinës sekrete shtetërore. Në një aktakuzë nga juria e madhe, 63-vjeçari John Harolds nga qyteti Viena i Virxhinias, akuzohet për vjedhje të sekreteve tregtare nga Rezerva Federale dhe shitjen e tyre spiunëve kinezë për [...]Read More...

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar një ish këshilltar të lartë të Rezervës Federale nën dyshimet se i shiti Kinës sekrete shtetërore.
Në një aktakuzë nga juria e madhe, 63-vjeçari John Harolds nga qyteti Viena i Virxhinias, akuzohet për vjedhje të sekreteve tregtare nga Rezerva Federale dhe shitjen e tyre spiunëve kinezë për një shumë prej të paktën 455,000 dollarësh, ndërsa jepte mësim në një universitet në Kinë. Ai akuzohet gjithashtu se ka gënjyer hetuesit e Rezervës Federale dhe zyrtarë të Byrosë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit.
Departamenti i Drejtësisë njoftoi të premten ngritjen e aktpadisë dhe arrestimin e të dyshuarit Rogers, të njëjtën ditë që ai doli përpara një gjykate në kryeqytetin Uashington. Gjykatësi i ka hequr të drejtën e lirimit me kusht ndërsa të martën do të paraqitet në gjykatë.
I dyshuari, i cili ka një doktoratë në fushën ekonomike, ka punuar për Rezervën Federale nga viti 2010 deri në vitin 2021, sipas dokumenteve të gjykatës.