SHBA-BE, bisedime për Ukrainën/ Rubio dhe Witkoff në Paris, Zelensky: Presion ndaj Rusisë
Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio ka mbërritur në Paris për bisedime me aleatët europianë në lidhje me një marrëvehsje për fundin e konfliktit Rusi-Ukrainë. Departamenti amerikan i shtetit tha se me Rubion do të jetë edhe i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Dy zyrtarët amerikanë do të priten nga presidenti [...]Read More...

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio ka mbërritur në Paris për bisedime me aleatët europianë në lidhje me një marrëvehsje për fundin e konfliktit Rusi-Ukrainë.
Departamenti amerikan i shtetit tha se me Rubion do të jetë edhe i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Dy zyrtarët amerikanë do të priten nga presidenti francez Emmanuel Macron. Ata gjithashtu do të zhvillojnë bisedime me ministrin e Jashtëm Jean-Noel Barrot për luftën në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe programin bërthamor iranian.
Para bisedimeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga aleatët që të ushtrojnë presion ndaj Rusisë.
Sulmet ndaj Ukrainës nuk u ndalën dhe dronët rusë vranë të paktën tre persona dhe plagosën mbi 30 të tjerë në qytetin e Dnipropetrovsk.
Vizita e zyrtarëve amerikanë në Paris vjen pasi Europa është përjashtuar nga negociatat e deritanishme që janë mbajtur mes SHBA, Rusisë dhe Ukrainës.
Moska dhe Kievi ranë dakord muajin e kaluar për të zbatuar një armëpushim 30-ditor e të ndalojnë sulmet në objektet energjetike.
Pavarësisht negociatave Rusia i ka vazhduar sulmet, duke lënë dhjetëra viktima në disa qytete ukrainase./abcnews.al