SHBA-Britani, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për energjinë bërthamore
Gjatë vizitës së tij të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Presidenti amerikan Donald Trump do të nënshkruajë me kryeministrin Keir Starmer marrëveshje në fushën e teknologjisë dhe energjisë bërthamore. Britania shpreson gjithashtu të finalizojë tarifat e çelikut nën një marrëveshje tregtare shumëpritur. Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania pritet të përjetojnë një spektakël mbretëror, [...]Read More...

Gjatë vizitës së tij të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Presidenti amerikan Donald Trump do të nënshkruajë me kryeministrin Keir Starmer marrëveshje në fushën e teknologjisë dhe energjisë bërthamore. Britania shpreson gjithashtu të finalizojë tarifat e çelikut nën një marrëveshje tregtare shumëpritur.
Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania pritet të përjetojnë një spektakël mbretëror, përfshirë tur me karrocë, darkë shtetërore apo fluturim të aeroplanëve ushtarakë. Qeveria britanike synon që kjo pritje madhështore të ndihmojë në forcimin e lidhjeve në mbrojtje, siguri dhe energji me Washingtonin.
Starmer synon uljen e tarifave për çelikun dhe aluminin
Kryeministri Starmer do të presë Trumpin në rezidencën Chequers për të diskutuar bashkëpunimin mbi çështje si Ukraina dhe për të finalizuar tarifat më të ulëta për çelikun dhe aluminin.
Zyrtarët britanikë paralajmërojnë finalizimin e një “partneriteti teknologjik të nivelit botëror” dhe marrëveshje miliardëshe për projekte bërthamore të vogla, që mund të furnizojnë edhe qendra të reja të Inteligjencës Artificiale.
Para mbërritjes së Trump, Britania njoftoi investime amerikane prej mbi 1.25 miliardë paundësh nga PayPal, Bank of America dhe të tjerë. Nvidia dhe OpenAI pritet të investojnë në Mbretërinë e Bashkuar e po ashtu edhe kompania CoreWeave.
Vizita e Trump vjen pas shkarkimit të ambasadorit britanik në SHBA, Peter Mandelson, për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein, një vendim që i ka sjellë shqetësime kryeministrit Starmer. Si pjesë e marrëveshjes, do të njoftohen edhe projekte për thellimin e lidhjeve kulturore, përfshirë promovimin e basketbollit dhe partneritete midis institucioneve të trashëgimisë dhe artit.