SHBA zotohet për mbështetje të palëkundur për Izraelin në arritjen e qëllimeve të tij në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të hënën, gjatë një vizite në Izrael, se Uashingtoni do t’i japë aleatit të tij “mbështetje të palëkundur” në luftën e Gazës dhe bëri thirrje për zhdukjen e Hamasit. “Populli i Gazës meriton një të ardhme më të mirë, por kjo e ardhme më e mirë nuk [...]Read More...

SHBA zotohet për mbështetje të palëkundur për Izraelin në arritjen e qëllimeve të tij në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të hënën, gjatë një vizite në Izrael, se Uashingtoni do t’i japë aleatit të tij “mbështetje të palëkundur” në luftën e Gazës dhe bëri thirrje për zhdukjen e Hamasit.

“Populli i Gazës meriton një të ardhme më të mirë, por kjo e ardhme më e mirë nuk mund të fillojë derisa Hamasi të eliminohet”, u tha Rubio gazetarëve pranë kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Mund të mbështeteni në mbështetjen dhe angazhimin tonë të palëkundur për ta parë të realizohet”, ka thënë më tej ai.

Netanyahu tha se vizita e Rubios ishte një “mesazh i qartë” se Shtetet e Bashkuara qëndronin me Izraelin dhe vlerësoi presidentin Donald Trump për mbështetjen e tij, duke e quajtur atë “mikun më të madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë”.

Rubio kritikoi planet e vendeve perëndimore për të njohur një shtet palestinez, duke thënë se ato “e inkurajuan” Hamasin.

“Ato janë kryesisht simbolike… ndikimi i vetëm që ato kanë në të vërtetë është se e bëjnë Hamasin të ndihet më i inkurajuar”, tha ai.