SHBA i kërkon Danimarkës dhe vendeve evropian t’i dërgojnë vezë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Danimarka dhe vendet e tjera evropiane të eksportojnë vezë për të përballuar rritjen e çmimeve në tregun amerikan. Kjo kërkesë është bërë nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë përmes një letre drejtuar shoqatës daneze të vezëve, ku kërkohet informacion mbi aftësinë dhe gatishmërinë e tyre për të furnizuar […] The post SHBA i kërkon Danimarkës dhe vendeve evropian t’i dërgojnë vezë appeared first on Albinfo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Danimarka dhe vendet e tjera evropiane të eksportojnë vezë për të përballuar rritjen e çmimeve në tregun amerikan. Kjo kërkesë është bërë nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë përmes një letre drejtuar shoqatës daneze të vezëve, ku kërkohet informacion mbi aftësinë dhe gatishmërinë e tyre për të furnizuar SHBA-në, shkruan DW.
Shoqata Daneze e Vezëve ka deklaruar se do ta shqyrtojë kërkesën, por ka theksuar se në Evropë nuk ka një tepricë të vezëve për eksport. Kërkesa vjen në një kohë kur çmimi i vezëve në SHBA është rritur me 59% nga viti në vit. Gjithashtu, ajo ndodh në sfondin e komenteve të Donald Trump mbi kontrollin e Grenlandës, një territor që i përket Danimarkës, përcjell albinfo.
The post SHBA i kërkon Danimarkës dhe vendeve evropian t’i dërgojnë vezë appeared first on Albinfo.