SHBA: Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.SHBA: Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës appeare SHBA-të presin që Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa diskursi publik të jetë i bazuar në fakte, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Para zgjedhjeve presidenciale dhe kuvendare në RMV, mediat në Greqi shkruajnë se Athina i ndjek nga afër deklaratat politike lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe përdorimin e […] The post SHBA: Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës appeared first on INA ONLINE.

SHBA: Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës

The post d first on INA ONLINE.SHBA: Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës appeare

SHBA-të presin që Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa diskursi publik të jetë i bazuar në fakte, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Para zgjedhjeve presidenciale dhe kuvendare në RMV, mediat në Greqi shkruajnë se Athina i ndjek nga afër deklaratat politike lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe përdorimin e emrit të Maqedonia e Veriut në fushatën zgjedhore nga kandidatët për president.

“Ashtu si Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës, ne presim që Maqedonia e Veriut ta ruajë këtë frymë dhe diskursi publik të mbetet i bazuar në fakte dhe i rrënjosur në një angazhim për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit kur u pyet nëse SHBA janë të shqetësuara për cenimin e mundshëm të Marrëveshjes së Prespës.

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv në vitin 2021, i cili parashikonte ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të personave që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Ata që janë përgjegjës ose janë të përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në një shkelje ose në një veprim që pengon ose kërcënon zbatimin e çdo marrëveshjeje rajonale të sigurisë, paqes ose bashkëpunimit lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit e vitit 2001, përfshihen në urdhërin për ndalesë”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të Biden.

Më pas Departamenti i Shtetit sqaroi se urdhri ekzekutiv nuk vlen vetëm për personat në vendet e Ballkanit Perëndimor që kërcënojnë Marrëveshjen e Prespës, por edhe në vende të tjera.

SHBA theksoi se inkurajon diskutime dhe debate të fuqishme midis qytetarëve globalisht dhe në Ballkanin Perëndimor dhe se qëllimi i urdhrit ekzekutiv nuk është të pengojë individët privatë të shprehin mendimet e tyre.

“Urdhri ekzekutiv i referohet procedurave që minojnë proceset demokratike, përpjekjet për të shkelur, penguar ose kërcënuar zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të paqes, pjesëmarrjen në abuzime serioze të të drejtave të njeriut ose korrupsionin, ndër aktivitete të tjera”, thanë nga Departamenti i Shtetit në atë kohë.

Pas urdhrit ekzekutiv të Bidenit, partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim tha se nuk ka marrë pjesë në negociatat dhe nxjerrjen e Marrëveshjes së Prespës në Kuvend dhe se e njëjta është në kundërshtim me interesat kombëtare maqedonase.

Marrëveshja e Prespës dhe zbatimi i saj përmenden në fushatën elektorale të opozitës maqedonase para zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 24 prill.

The post SHBA: Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Maqedonia Veriut Presp Departamenti Amerikan Shtetit Greqi Athina Ashtu Shtetet Bashkuara Maqedonis Departamentit Presidenti Biden Korniz Ohrit Ballkanin Ballkanit Urdhri Bidenit DPMNE Kuvend

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Maqedonia Veriut Presp Departamenti Amerikan Shtetit Greqi Athina Ashtu Shtetet Bashkuara Maqedonis Departamentit Presidenti Biden Korniz Ohrit Ballkanin Ballkanit Urdhri Bidenit DPMNE Kuvend

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online