Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE appeare Ish-ministri i shëndetësisë dhe bartësi i listës në NJZ4 të koalicionit “Për të ardhme europiane” LSDM, Venko Filipçe, akuzoi VMRO-DPMNE-në se po e bllokon ndërtimin e Qendrës së re Klinike, duke parashtruar rreth një mijë amendamente. Këtë e deklaroi në Click Plus në TV21, duke shtuar se ka pasur takime edhe me deputetë të opozitës […] The post Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE appeared first on INA ONLINE.

Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE

The post d first on INA ONLINE.Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE appeare

Ish-ministri i shëndetësisë dhe bartësi i listës në NJZ4 të koalicionit “Për të ardhme europiane” LSDM, Venko Filipçe, akuzoi VMRO-DPMNE-në se po e bllokon ndërtimin e Qendrës së re Klinike, duke parashtruar rreth një mijë amendamente. Këtë e deklaroi në Click Plus në TV21, duke shtuar se ka pasur takime edhe me deputetë të opozitës dhe se ka kërkuar nga ata që të mos e pengojnë këtë projekt të rëndësishëm, mirëpo, thotë se nuk ka pasur sukses.
Me të vërtetë më vjen keq që ai projekt dhe ai ligj special që duhej të sillet për ndërtimin e Qendrës Klinike u bllokua nga VMRO-DPMNE, më duket, se me një mijë amendamente dhe me mos miratimin e këtij ligji, projekti nuk mund të vazhdohet. Personalisht kam biseduar me përfaqësues të tyre, i kam lutur që të gjejmë gjuhë të përbashkët”, tha Venko Filipçe, bartës i listës “Për të ardhme europiane” NJZ 4.

Në lidhje me akuzat e VMRO-DPMNE-së për rastet siç janë zjarri në spitalin modular të Tetovës dhe me krizën e Kovidit, Filipçe i hodhi poshtë dhe tha se ata krijojnë afera të rrejshme.
“Nuk ka asnjë të vërtetë në gjithë atë që plasohet, megjithatë ajo që më brengos por duhet të jem i sinqertë se nuk më befason është që e njëjta mënyrë e sjelljes nga ana e VMRO-DPMNE-së po bëhet vite me radhë. Të krijojnë afera, të plasojnë të pavërteta dhe lajme të rrejshme. Vlerësoj se ata janë mjeshtër të vërtetë për të luajtur rol të tillë nëse ne jemi poshtë në baltë dhe andaj nuk duan që të fillojmë negociatat me BE-në. Mund lirisht të them se VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët”, pohoi Venko Filipçe, bartës i listës “Për të ardhme europiane” NJZ 4.

Nga ana tjetër, Vllado Misajllovski, bartësi i listës në NJZ2 i koalicionit “Maqedonia jote” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, thotë se ka zgjidhje më të mirë për BE-në edhe pse partitë politike shqiptare thonë se kushti i vetëm për formimin e qeverisë janë ndryshimet kushtetuese.

The post Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE appeared first on INA ONLINE.

Sisteme Online Programime
Programing Online