SHBA sanksionon figura të larta të rebelëve Houthi

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën vendosjen e sanksioneve kundër 7 figurave të larta të organizatës rebele Houthi të Jemenit, të cilët i akuzojnë për import të paligjshëm të armëve në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta. Sanksione u shpallën edhe ndaj një anëtari tjetër të kësaj lëvizjeje, i cili dyshohet se dërgoi shtetas [...]Read More...

SHBA sanksionon figura të larta të rebelëve Houthi

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën vendosjen e sanksioneve kundër 7 figurave të larta të organizatës rebele Houthi të Jemenit, të cilët i akuzojnë për import të paligjshëm të armëve në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta.

Sanksione u shpallën edhe ndaj një anëtari tjetër të kësaj lëvizjeje, i cili dyshohet se dërgoi shtetas jemenas për të luftuar në Ukrainë në krah të forcave ruse.
Këto sanksione vijnë një ditë pasi Shtëpia e Bardhë e cilësoi grupin rebel të mbështetur nga Irani si një “organizatë terroriste ndërkombëtare”.

Shtatë zyrtarët të cilët u sanksionuan “importuan në mënyrë të fshehtë mallra të nivelit ushtarak dhe sisteme armësh në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit dhe gjithashtu negociuan blerjen e armëve me origjinë nga Rusia nga Houthi”, shpjegoi në një deklaratë Departamenti Amerikan i Thesarit.

Midis këtyre zyrtarëve është kreu i Këshillit të Lartë Politik, Mahdi al-Massat, zyrtari më i rëndësishëm politik i lëvizjes Houthi. Në këtë listë është përfshirë edhe zëdhënësi i organizatës, Mohammed Abdulsalam.

Dërgimi i vullnetarëve jemenas për të luftuar në Ukrainë përfaqëson një burim të ardhurash shtesë për organizatën, sqaroi Departamenti Amerikan i Thesarit./abcnews.al