Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi sot në Stuttgart, gjatë udhëtimit të parë që nga marrja e detyrës, se është Evropa ajo që duhet “të investojë më shumë” në mbrojtjen e saj. “Kontinenti evropian meriton të jetë i sigurt nga çdo agresion, por vendet fqinjë duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen individuale dhe [...]Read More...

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi sot në Stuttgart, gjatë udhëtimit të parë që nga marrja e detyrës, se është Evropa ajo që duhet “të investojë më shumë” në mbrojtjen e saj.

“Kontinenti evropian meriton të jetë i sigurt nga çdo agresion, por vendet fqinjë duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen individuale dhe kolektive”, tha ai për gazetarët pas vizitës së forcave amerikane në Gjermani.

“Mendja e shëndosh kërkon që të mbrosh lagjen tënde, dhe amerikanët do t’ju bashkohen për t’ju ndihmuar në këtë mbrojtje”, shtoi shefi i Pentagonit.