Shpërthim në një automjet në Elbasan, dyshohet se u vendos lëndë plasëse në gomë
Një sasi lënde plasëse dyshohet se ka shpërthyer në njërën prej gomave të para të një automjeti tip “Volkswagen”, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Elbasan.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00, në lagjen “28 Nëntori”. Automjeti, në pronësi të shtetases A. D., është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit.
Nga përhapja e zjarrit është dëmtuar edhe një automjet tip “Benz”, i cili ishte i parkuar pranë “Volkswagen”-it.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
The post Shpërthim në një automjet në Elbasan, dyshohet se u vendos lëndë plasëse në gomë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



