SHSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Gjatë vitit 2024 në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), janë kryer 17 mijë e 495 lindje. Nga statistikat e përgjithshme, në QKUK ka pasur 7 mijë e 901 lindje, apo (45.0%), si dhe 9 mijë e 594 lindje në spitalet e përgjithshme, apo (55%). Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 6

SHSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Gjatë vitit 2024 në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), janë kryer 17 mijë e 495 lindje.

Nga statistikat e përgjithshme, në QKUK ka pasur 7 mijë e 901 lindje, apo (45.0%), si dhe 9 mijë e 594 lindje në spitalet e përgjithshme, apo (55%).

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 6 mijë e 708 janë kryer me operacion (Cesarean Section), apo 39%.

Në QKUK, ka pasur 3 mijë e 121 lindje me operacion, apo (41% e fëmijëve të lindur), në spitalet e përgjithshme, 3,587 (38% e fëmijëve të lindur).