Shtëpia e Bardhë: SHBA-të po monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj bazës ajrore në Katar
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së janë në dijeni dhe po i monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj bazës ajrore Al Udeid në Katar. Deklarata vjen pasi një seri shpërthimesh janë dëgjuar mbi Doha-n, kryeqytetin e Katarit, teksa Irani ka sulmuar [...]Read More...

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së janë në dijeni dhe po i monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj bazës ajrore Al Udeid në Katar.
Deklarata vjen pasi një seri shpërthimesh janë dëgjuar mbi Doha-n, kryeqytetin e Katarit, teksa Irani ka sulmuar bazat ushtarake amerikane.
Autoritetet në Katar kanë ndërmarrë veprimin e mbylljes së përkohshme të hapësirës ajrore, duke e cilësuar atë si masë për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve.
Në muajin maj, presidenti Donald Trump kishte zhvilluar një vizitë në bazën ajrore al-Udeid, në shenjë të forcimit të aleancës ushtarake me Katarin./abcnews.al