“Shumë ëndrra mbetën në gjysmë” – Egzon Sahiti me fjalë prekëse për shokun e ndjerë, Laurent Krasniqin

Egzon Sahiti ka përkujtuar shokun e tij të ngushtë, Laurent Krasniqin, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Llukar të Prishtinës.
Në rrjetet sociale, ai ka ndarë një mesazh nga një qytetar, teksa edhe vetë ka theksuar se dhimbja për Laurentin është e madhe.
“Dhimbja është e madhe, sepse bashkë me të mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra, plane e momente që duhej t’i jetonim bashkë”, ka shkruar ai.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



