Rega, më shumë misione shpëtimi se në vitin e kaluar

Për shkak të emergjencave në male, helikopterët e shërbimit të zviceran të shpëtimit dhe të emergjncës Rega u ngritën më shpesh këtë vit sesa vitin e kaluar.
Deri në mesin e gushtit, Rega kishte regjistruar 323 misione aksidentesh malore, transmeton albinfo.ch. Kjo është 39 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Sipas Rega-s, këto misione përfshinin njerëz që kanë pasur probleme gjatë alpinizmit ose ngjitjes. Aksidentet në ecje ose ski nuk përfshihen nëkëtë kategori.
Rega nuk zbulon arsyet konkrete për të cilat janë shpëtuar njerëz në raste konkrete. Megjithatë, një zëdhënës sugjeroi se një arsye për rritjen e numrit të misioneve është ndoshta moti i mirë. Kur më shumë njerëz janë jashtë, ndodhin më shumë aksidente.
The post Rega, më shumë misione shpëtimi se në vitin e kaluar appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



