A beson se do të dorëzohet Adnan Jashari në polici? Flet babai i Diana Kastratit

A beson se do të dorëzohet Adnan Jashari në polici? Flet babai i Diana Kastratit

Pesëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, i akuzuari Adnan Jashari vazhdon të jetë në arrati, ndërsa ngritja e aktakuzës ka rikthyer vëmendjen te ky rast tragjik.

I pyetur nëse mendon se Jashari do të dorëzohet para organeve të drejtësisë, babai i Dianës, Gëzim Kastrati, thotë se nuk dëshiron të paragjykojë rrethanat, por shpreson që drejtësia ta japë epilogun e merituar.

“Nuk e di, ato janë çështje, rrethana tjera, që unë nuk më takon të mendoj ashtu, por besoj në organet e drejtësisë që me të vërtetë do ta japin epilogun e tyre të drejtë dhe ashtu siç e meriton një rast i tillë”.

Diana u vra vetëm 22 ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje emergjente nga gjykata, e cila nuk kishte vepruar ndaj kërkesës së saj – një mosveprim që Gjykata Kushtetuese më vonë e konstatoi si shkelje të së drejtës për jetë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.