Si do të jetë shpërndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës

Shpërndarja e mandateve tashmë është e qartë dhe nuk pritet të ketë ndryshime The post Si do të jetë shpërndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës appeared first on Albinfo.

Si do të jetë shpërndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës

Eugen Cakolli nga “Demokracia në Veprim” ka bërë një analizë lidhur me rezultatet e zgjedhjeve pas numërimit të të gjitha votave nga vendvotimet e rregullta dhe ato të diasporës.

Sipas tij, shpërndarja e mandateve tashmë është e qartë dhe nuk pritet të ketë ndryshime:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 48 deputetë;

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 24 deputetë;

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 20 deputetë;

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 8 deputetë.

Cakolli thekson se votat me kusht nuk pritet të ndikojnë në shpërndarjen e mandateve, pasi historikisht ato kanë ndjekur të njëjtin trend si votat e rregullta, me një rritje të vogël për partinë e parë, transmeton albinfo.ch.

“E vetmja mundësi për një ndryshim të vogël do të ishte nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Megjithatë, një skenar i tillë do të kërkonte një ndryshim të madh të trendit, i cili nuk ka ndodhur më parë. Prandaj, bazuar në këto përllogaritje, ky pritet të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve”, shkruan Cakolli në Facebook.

The post Si do të jetë shpërndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës appeared first on Albinfo.