Sindikalisti Avdi Hoti: Shtesat e policëve janë shumë të nevojshme, duhet të ekzekutohen
Avdi Hoti, nënkryetar i Sindikatës së Policisë, është shprehur për “Front Online” se shtesat për punonjësit e Policisë janë të rregulluara me ligj dhe duhet të paguhen siç është parashikuar. Ai tha se këto shtesa përfshijnë orët shtesë dhe ndërrimin e natës, të cilat janë grumbulluar nga planet operative të ndryshme. “Shtesat janë të rregulluara

Avdi Hoti, nënkryetar i Sindikatës së Policisë, është shprehur për “Front Online” se shtesat për punonjësit e Policisë janë të rregulluara me ligj dhe duhet të paguhen siç është parashikuar.
Ai tha se këto shtesa përfshijnë orët shtesë dhe ndërrimin e natës, të cilat janë grumbulluar nga planet operative të ndryshme.
“Shtesat janë të rregulluara me ligj dhe duhet t’i qesin. Janë shtesa që çdo herë janë paguar dhe janë të ndërrimit të natës dhe janë orët shtesë që janë grumbulluar nga planet operative të ndryshme”, tha ai.
Sipas Hotit, Ministria e Financave ka arsyetuar se listat nuk janë përgatitur siç duhet, por ai theksoi se Drejtoria e Financave të Policisë ka bërë listat korrekt dhe se gjithçka është në rregull.
“Ministria ka dalë me një arsyetim që nuk janë bërë listat mirë ose planifikimi i buxhetit në mënyrë të duhur, por ne si Polici, drejtoria e Financave i ka bërë listat mirë dhe çdo gjë është në rregull, por buxheti nuk është ashtu siç ka kërkuar ne kemi kërkuar buxhet shtesë dhe së shpejti realizohet edhe kjo”, deklaroi Hoti.
Ai gjithashtu informoi se është bërë një shkresë drejt Qeverisë dhe do të ketë një takim për këtë çështje, por ndonëse kërkohej një rritje e buxhetit, ai tha se për vitin 2024 është miratuar një buxhet më i vogël.
“Këto shtesa janë shumë të nevojshme se merren me pagë dhe çdo zyrtar i ka bo planifikimit se kanë punuar për këto, polici duhet ti gëzoj këto shtesa. Nuk kemi pas biseda me Qeverinë drejtoria e financave kuadër policisë e ka bërë një shkresë në drejtim tyre dhe janë dhënë të gjitha sqarimet do të ketë një takim. Në vend se të shtohet buxheti është dalë edhe më pak se 2024 se kemi buxhet më pak se sa kemi planifikuar nga shtimi i numrit edhe të policëve të rinj”, shprehet Hoti.