Sonte, me fillim nga ora 19:30, nis edicioni i tretë i KU-Fest në Kumanovë

Shtëpia e Kulturës në Kumanovë hap sonte dyert për edicionin e tretë të Festivalit të Teatrit “KU-Fest”, një ngjarje tashmë tradicionale që bashkon artin skenik dhe dashamirësit e kulturës në rajon.
Ceremonia zyrtare e hapjes do të nisë në ora 19:30 dhe do të moderohet nga gazetarja dhe moderatorja Anita Latifi.
Skena e festivalit do të ngrejë siparin menjëherë pas hapjes, në ora 20:00, me shfaqjen inauguruese “Rinoqerontët”, nën regjinë e Vasil Vasilev dhe me interpretimin e trupës së Teatrit Shqiptar të Shkupit. Vepra vjen si prodhim i rëndësishëm skenik për këtë edicion.
Programi i natës hapëse do të përmbyllet në atmosferë muzikore me interpretimin e artistes Nezafete Shala dhe grupit “Melodia e Vjetër”, duke shoqëruar publikun në një mbrëmje të dedikuar artit, kulturës dhe bashkëpunimit ndërartistik.
Organizatorët ftojnë publikun të bëhet pjesë e këtij manifestimi kulturor në mjediset e Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



