Spahiu me kritika për Osmanin: U tregua jo patriote dhe egoiste, kontaktet i shfrytëzoj për njohje personale dhe jo për Kosovën
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit. Spahiu, thotë se Osmani ka pasur kontakte të shumëta gjë që sipas tij ia ka mundësuar për faktin se është një femër dhe më lehtë me depërtua dhe duke folur mirë anglishtën ‘’Nuk
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit.
Spahiu, thotë se Osmani ka pasur kontakte të shumëta gjë që sipas tij ia ka mundësuar për faktin se është një femër dhe më lehtë me depërtua dhe duke folur mirë anglishtën
‘’Nuk ishte e pritshme që Osmani të ishte neutrale sepse vinte nga një forcë politike, mirë po edhe partia e saj e ka braktisur. Në aspektin e marrëdhënieve ka pasur kontakte të shumta gjë që ia ka mundësuar për faktin se është një femër dhe më lehtë me depërtua dhe duke folur mirë anglishten, ka mundur të ketë kontakte, por këto kontakte nuk sollën ndonjë fryt për Kosovën.’’ thotë ai.
Spahiu, potencon se e para e shtetit kontaktet e saja me ndërkombëtar i ka shfrytëzuar për njohje personale dhe jo për dobi të Kosovës.
‘’Ajo këto kontakte i ka shfrytëzuar më shumë për njohje personale por jo për dobi të Kosovës’’ deklaron ai.
Madje, për analistin Spahiu, Osamani del të jetë edhe jo patriote, për faktin se e para e vendit i referohet Kosovës kur flet në gjuhën angleze si ‘’Kosovo’’ dhe jo ‘’Kosova’’.
‘’Thjeshtë Osmani jo-patriotizmin e saj e ka treguar në shumë raste dhe në rastin kur Kosovës i referohet si ”Kosovo” kur flet anglisht ndryshe nga Kurti dhe Gërvalla që i referohen me ”Kosova” dhe jo ”Kosovo” derisa Osmani thotë ”Kosovo”, potencon ai.
Sipas analistit Spahiu, Presidentja Osmani, dëshiron të duket bukur para ndërkombëtarëve, por nuk i ka sjellur dobi Kosovës.
‘’Ajo dëshiron të duket bukur para ndërkombëtarëve dhe kaq, por nuk i ka sjellur ndonjë dobi Kosovës. Gjatë luftës Rusi-Ukrainë e ka tepruar me retorikë anti-ruse, anti-Putin, ndërkohë ka mjftuar të thotë që Kosova e dënon agresionin rus në Ukrainë, kur tash po e shohim se si Trump po merret vesh me Putinin dhe Rusinë. Ajo në misionin e saj më tepër ka dashur të ekspozohet si një person dhe të tregoj egoizëm, por nuk i është bërë vonë për interesat e Kosovës.’’ Përfundoi ai.