Një spanjoll dhe një holandez e sulmuan një banor të Haraçinës

Dy shtetas të huaj janë ndaluar nga policia në Shkup, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 33-vjeçar nga Haraçina.
Sipas MPB-së, më 21 shtator në territorin e Komunës së Aerodromit janë ndaluar A.H. (37) nga Holanda dhe H.J.C.M. (38) nga Spanja.
Ata dyshohet se rreth orës 19:0a0 kanë sulmuar fizikisht I.Xh. (33) nga Haraçina, në depon e “Hekurudhave të RMV – Transport” në Shkup.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj dy të ndaluarve do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



