Donika Gërvalla pas vr’asjes së dyfishtë në Gjilan: Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona.
Gërvalla ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook ka kërkuar që rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa.
“Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja. Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional”, ka shkruar ajo.
Ajo ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës dhe veprimet e institucioneve përgjegjëse në përputhje me ligjin.
Në fund, Gërvalla u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



