Stërvitja me Policinë e Kosovës e EULEX-in, KFOR: Demonstruam aftësi për t’u përgjigjur ndaj skenarëve të ndryshëm

Welcome to Kosova Today

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i BE-së, EULEX dhe Policia e Kosovës zhvilluan dje stërvitje të përbashkët. KFOR-i thotë sot se stërvitja “Golden Saber 2024” “demonstroi një aftësi të zgjeruar për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje ndaj skenarëve të ndryshëm të sigurisë”. Komandanri i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas tha se përfundimi […]

Stërvitja me Policinë e Kosovës e EULEX-in, KFOR: Demonstruam aftësi për t’u përgjigjur ndaj skenarëve të ndryshëm

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i BE-së, EULEX dhe Policia e Kosovës zhvilluan dje stërvitje të përbashkët.

KFOR-i thotë sot se stërvitja “Golden Saber 2024” “demonstroi një aftësi të zgjeruar për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje ndaj skenarëve të ndryshëm të sigurisë”.

Komandanri i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas tha se përfundimi i kësaj stërvitjeje “paraqet një moment historik të rëndësishëm në bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet këtyre tri entiteteve drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”.

“Përkushtimi, profesionalizmi dhe fryma e bashkëpunimit e shfaqur nga të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë shembullore”, tha ai.

“Angazhimi ynë për të kontribuar në stabilitetin rajonal është i palëkundur. Së bashku do të vazhdojmë të japim kontributin tonë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe stabile për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha komandanti i KFOR-it.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Misioni Kosov EULEX Policia Golden Saber Komandanri Ozkan Ulutas Angazhimi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Misioni Kosov EULEX Policia Golden Saber Komandanri Ozkan Ulutas Angazhimi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online