Studentet e UP-së rrëfejnë rrugëtimin dhe emocionin drejt suksesit historik

Welcome to Kosova Today

Studentet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ditë më parë ishin në qendër të vëmendjes së opinionit në Kosovë. Ato arritën sukses historik, duke u renditur në pozitën e tretë në Olimpiadën e Drejtësisë, ku ishin pjesëmarrëse rreth 400 universitete nga mbarë globi. E pikërisht rrugëtimin e tyre drejt këtij suksesi dhe emocionet e […]

Studentet e UP-së rrëfejnë rrugëtimin dhe emocionin drejt suksesit historik

Studentet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ditë më parë ishin në qendër të vëmendjes së opinionit në Kosovë. Ato arritën sukses historik, duke u renditur në pozitën e tretë në Olimpiadën e Drejtësisë, ku ishin pjesëmarrëse rreth 400 universitete nga mbarë globi.

E pikërisht rrugëtimin e tyre drejt këtij suksesi dhe emocionet e stresin e kësaj gare e rrëfyen në emisionin “RTK Prime” Donikë Qerimi, profesoreshë në UP dhe trajnere e ekipit dhe studentet Morea Pula, Ariana Rexha dhe Melisë Sejdiu.

Profesoresha Donikë Qerimi theksoi se emocioni i suksesit të arritur është vështirë i përshkrueshëm, derisa tregoi se skena e gëzimit e cila u bë virale nuk ishte në momentin e shpalljes si univeristeti i tretë më i mirë.

“Emocioni ndoshta është jo i papërshkrueshëm por i vështirë i përkrueshëm, sidomos sivjet, meqë patëm nderin që ta dëgjojmë emrin tonë disa herë më radhë. Atë skenën e e famshme që e keni parë në media të kërcimit tonë kolektiv ka qenë skena e kualifikimit në 64-shen më të mirë. Duket dhe është goxha i madh kështu si gëzim, pasi është në një sallë shumë të madhe të stërmbushur, ku të gjithë presin me shumë ankth dhe është një hap i parë i kualifikimit, meqë është shumë sfiduese. Deri në atë fazë jemi duke garuar të gjithë kundër të gjithëve dhe për t’u kualifikuar në atë 64-shen na duhet që secili nga folësit të mbërrijë më shumë se 90 pikë. Dmth që të gjithë të jenë të shkëlqyeshëm pa dallim dhe ne atë frikë e kishim ndonëse kishim pritje goxha të mëdhaja prej secilit prej folësve tanë”, ka theksuar Donikë Qerimi.

Sipas saj edhe gëzimet në fazat e tjera kanë qenë të skajshme ”madje deri në atë pikë që nuk dinim më as të gëzoheshim ngase ishim të mpirë nga emocioni”.

Ajo ka thënë se pjesë e ekipit kanë qenë edhe bashkëtrajnerët e saj Ilir Hajraj dhe Art Sylaj, si dhe studentët Nol Musaj, Dea Fetiu dhe Rea Hadri.

Studentja Morea Pula ka thënë se në bazë të punës së bërë kanë pritur se do të arrijnë sukses, por jo në një nivel të tillë çfarë kanë arritur.

“Jemi përkushtuar shumë për shkrimin e memorandumeve.  Kemi hulumtuar shumë, kemi kaluar shumë netë pa gjumë, shunë netë të vona në fakultet dhe në bazë të kësaj pune pak a shumë kemi pritur se do të kemi rezultate të mira. Qëllimi ynë ka qenë ta thyejmë një rekord për UP-në, që të hyjmë në Top 16-shen e universiteve më të mira, pasi rekordi i mëparshëm ka qenë Top32. Pjesa tjetër përtej Top16 për ne ka qenë vetëm shaka që e kemi bërë me ekipin, duke thënë se po i lëmë pas edhe ato 16 tjerat dhe po shkojmë në finale ose Top 3. Prandaj, mund të them se kemi përitur një sukses, por jo një sukses kaq të madh”, ka thënë Morea Pula.

Studentja tjetër, Melisë Sejdiu ka pranuar se stresi tek ekipi i studentëve të UP-së në këtë garë ka qenë i paevitueshëm, duke pasur parasysh se kjo ka qenë një garë shumë prestigjioze dhe në të njëjtën kohë shumë intensive.

“Mua më kanë ndihmuar shumë pjesëtarët e ekipit. Në rastet kur më ka ra motivimi, të gjithë dilnim dhe e motivonim njëri – tjetrin. Por gjithashtu më kanë ndihmuar edhe paragarat. Aty kemi pasur rastin t’i preznatojmë argumentet tona para tribunalit dhe e kemi parë se ku jemi në raport me universitetet e tjera, që zakonisht janë universitete që triumfojnë në garë. Pasi e kemi parë që edhe ne po ia dalim mbanë dhe po marrim pikë të mira, kjo e ka ngritur motivimin dhe vetëbesimin tek ne dhe në të njëjtën kohë është ulur stresi”, ka thënë ajo.

E Ariana Rexha ka treguar se çelës i suksesit ka qenë edhe mënyra se si ato i kanë prezantuar para arbitrave argumentet e tyre.

“Fillimisht ne i shikojmë arbitrat para se të hyjmë në Top64. Aty i shohim se a është arbitri praktikues i ligjit, pra a është avokat, a është profesor apo trajner i ndonjë ekipi. Dhe në bazë të asaj dhe mënyra se si ne i prezantojmë argumentet tona para arbitrit është rruga e sukesit. Nëse e kemi një arbitër që është profesor, ne e dimë që duhet t’i sjellim më shumë teori e më shumë mendime autoriale. Nëse është praktikues i ligjit ai më shumë është i interesuar për raste gjyqësore. Sa më shumë të ngushtohet gara kemi arbitra që janë më shumë profesional dhe më të investuar në garën e VIS-it”, ka thënë ajo.

Do theksuar se Universiteti i Prishtinës merr pjesë në këtë garë që 22 vjet, por rezultatet më të mira i ka arritur viteve të fundit.

Pas suksesit të arritur ekipi i studentëve të Fakultetit Juridik është nderuar me mirënjohje presidenciale nga presidentja Vjosa Osmani.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Studentet Fakultetit Juridik Universitetit Prishtin Kosov Olimpiad Drejt Prime Donik Qerimi Morea Ariana Rexha Melis Sejdiu Profesoresha Emocioni Duket Sipas Hajraj Sylaj Musaj Fetiu Hadri Studentja Pjesa Prandaj Fillimisht Universiteti Vjosa Osmani

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Studentet Fakultetit Juridik Universitetit Prishtin Kosov Olimpiad Drejt Prime Donik Qerimi Morea Ariana Rexha Melis Sejdiu Profesoresha Emocioni Duket Sipas Hajraj Sylaj Musaj Fetiu Hadri Studentja Pjesa Prandaj Fillimisht Universiteti Vjosa Osmani

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online