„Students x Alumni“: Një platformë e re për studentët dhe profesionistët shqiptarë

„Students x Alumni“: Një platformë e re për studentët dhe profesionistët shqiptarë

Një takim mes studentëve shqiptarë dhe profesionistëve të afirmuar në Zvicër do të mbahet më 22 nëntor në Bernë. Aktiviteti „Students x Alumni“ synon të krijojë një hapësirë takimi mes gjeneratave, ku përvoja profesionale dhe akademike të shërbejë si pikënisje për mundësi të reja për studentët.

Nisma organizohet nga Albanian Student Association of Switzerland, në bashkëpunim me Albanian Engineering of Switzerland, Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër (LMSHZ/SAAV) dhe PhD Circle.

Në qendër të mbrëmjes do të jetë një panel diskutimi me alumnë, të cilët dikur kanë qenë pjesë e organizatave studentore. Ata do të ndajnë përvojat e tyre dhe do të prezantojnë mundësitë që ofrojnë rrjetet profesionale për studentët shqiptarë në Zvicër.

Programi do të vijojë me një aperitiv, gjatë të cilit pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë biseda të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e shoqatave dhe profesionistët e pranishëm.

Përtej një takimi të zakonshëm, aktiviteti synon të forcojë lidhjen mes arsimit, përvojës profesionale dhe komunitetit shqiptar në Zvicër, duke u dhënë studentëve mundësinë të krijojnë kontakte që mund të jenë të vlefshme edhe në rrugëtimin e tyre të ardhshëm profesional.

Detajet e aktivitetit:

  • Data: E diel, 22 nëntor 2026
  • Ora: 18:45–21:00
  • Vendi: Aula im PROGR
  • Adresa: Speichergasse 3, 3011 Bernë
  • Regjistrimi:https://luma.com/cvcdywa5

 

The post „Students x Alumni“: Një platformë e re për studentët dhe profesionistët shqiptarë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.