‘Flakë fare’ – Këto presonazhe po përflitet se do të futen në Big Brother VIP Albania

Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” ka nisur të marrë vëmendjen e publikut, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë emrat e parë të personazheve që mund të bëhen pjesë e shtëpisë.
Pak ditë më parë, moderatori Ledion Liço publikoi një fotografi me logon e spektaklit, të shoqëruar me mbishkrimin “Thonë që ju ka marrë malli…”, duke dhënë një sinjal për rikthimin e formatit.
Megjithatë, Top Channel ende nuk ka njoftuar një datë zyrtare për nisjen e sezonit të ri dhe as nuk ka konfirmuar listën e konkurrentëve.
Pikërisht për këtë temë është diskutuar edhe në emisionin “Ftesë në 5”, ku moderatorja Bieta Sulo dhe të ftuarit kanë komentuar emrat që po përfliten për edicionin e gjashtë.
Gjatë bisedës, në studio është prezantuar një listë me gjashtë personazhe të njohura: Bujar Qamili, Mira Konçi, Robert Berisha, Viola Spiro, Deta Kokomani dhe Fero.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



