Stuhia e fuqishme në Cyrih shkaktoi dëme rreth 30 milionë franga

Stuhia e fuqishme në Cyrih shkaktoi dëme rreth 30 milionë franga

Breshëri i madh, erërat e fuqishme dhe reshjet intensive që përfshinë të premten, më 28 gusht, pjesë të kantonit të Cyrihut lanë pas dëme të konsiderueshme, veçanërisht në rajonet e Bülachut dhe Winterthurit.

Sipas Sigurimit të Ndërtesave të Kantonit të Cyrihut (GVZ), pritet që numri i raportimeve për dëme të kalojë 2 mijë, ndërsa vlera e përgjithshme e dëmeve aktualisht vlerësohet në rreth 30 milionë franga. Kjo shumë është ende një vlerësim paraprak.

Deri të premten pasdite, GVZ kishte pranuar mbi 830 raportime për dëme, ndërsa zjarrfikësit ishin angazhuar në më shumë se 350 intervenime.

Stuhia goditi veçanërisht zonat e Bülachut, Rorbasit, Embrachut, Neftenbachut, Seuzachut dhe Winterthurit.

Dëmet më të mëdha u regjistruan në ndërtesa. Breshëri dhe erërat e fuqishme dëmtuan çati, dritare të kulmeve dhe pjesë të tjera të objekteve.

Moti ekstrem shkaktoi edhe lëndime. Në kantonin e Cyrihut, më shumë se 40 persona, përfshirë fëmijë, u lënduan nga kokrrat e mëdha të breshërit.

The post Stuhia e fuqishme në Cyrih shkaktoi dëme rreth 30 milionë franga appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.