Sulmi ndaj Kapitolit/ Trump falë 1,500 persona të akuzuar

Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhri ekzekutiv fali 1,500 persona të dënuar për akuzat që lidhen me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmbushur një premtim të përmendur shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024. Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në zyrën [...]Read More...

Sulmi ndaj Kapitolit/ Trump falë 1,500 persona të akuzuar

Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhri ekzekutiv fali 1,500 persona të dënuar për akuzat që lidhen me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmbushur një premtim të përmendur shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024.

Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump tha se ka ulur dënimet për 14 persona të dënuar për veprime të dhunshme gjatë sulmit ndaj Kapitolit.

Udhëheqësit e organizatave të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe “Oath Keepers” janë ndër ata që po vuajnë dënime me burg për rolin e tyre në veprimet e dhunshme në Kapitol. Më shumë se 600 persona janë akuzuar për sulm ose pengim të policisë gjatë protestës së dhunshme, sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë.

Presidenti Trump u zotua gjatë fushatës së tij të vitit 2024 të falte shumë prej të akuzuarve, duke argumentuar se ata ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë nga sistemi ligjor.