Tahiri i bindur: Me Bedri Hamzën kryeministër, mundemi të kemi qeverisje më të përgjegjshme
Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka theksuar se pas katër vitesh angazhim për mbrojtjen e interesave të Kosovës, besimi i qytetarëve është vlerësimi më i madh. Tahiri shpreh besimin e tij se Kosova mund të ketë një qeverisje më

Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka theksuar se pas katër vitesh angazhim për mbrojtjen e interesave të Kosovës, besimi i qytetarëve është vlerësimi më i madh.
Tahiri shpreh besimin e tij se Kosova mund të ketë një qeverisje më të përgjegjshme dhe një ekonomi më të fortë, duke e përmendur Bedri Hamzën si kandidatin ideal për Kryeministër për zhvillimin e vendit.
E plotë:
Të dashur qytetarë,
Pas katër viteve pune si Shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ku kam dhënë gjithçka për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj, vota juaj në zgjedhjet e 9 shkurtit është vlerësimi më i madh për këtë angazhim. Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj!
Besoj fuqishëm se Kosova mundet më mirë! Mundemi të kemi qeverisje më të përgjegjshme, ekonomi më të fortë dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve. Dhe këtë do ta arrijmë me Bedri Hamzën Kryeministër – një udhëheqës i dëshmuar, me përvojë dhe vizion për zhvillimin e vendit.
Së bashku do ta bëjmë Kosovën më të mirë! Faleminderit për besimin tuaj!
Me respekt,
Abelard Tahiri