Edhe një takim mes VV dhe LDK, Abdixhiku flet para takimit

Ashtu siç edhe u raportua dyshja do të zhvillojnë edhe një takim në kuadër të diskutimeve mbi çështjen e pozitave e sidomos atë të presidentit.
Pak para takimit, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se duhet thirrur seanca konstituive dhe duhet konstituuar Kuvendi i Kosovës.
“Pres që të vazhdojmë me konstituimin e kuvendit se s’ka arsye të vonohet. Duhet të ketë seancë dhe s’ka nevojë të vonohet me konstituim të kuvendit, duhet votuar kryetari e kryesia. LDK-ja s’ka kërkuar dhe s’kërkon vonesa të tilla, por kjo është përgjegjësi e partisë së parë që qëllon se ka më të vjetrin aty në drejtim të seancës. Por nëse është bërë si taktikë negociuese e themi qartë se LDK-ja nuk nënshtrohet e Republika nuk dorëzohet”.
Abdixhku tha se po përpiqen sa më mirë që t’i përfaqësojmë interesat e popullit e të LDK-së.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



