Talenti kosovar që po shkëlqen në Bundesligën gjermane
Meritat për sukseset e Elversbergut në këtë edicion i ka sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani. The post Talenti kosovar që po shkëlqen në Bundesligën gjermane appeared first on Albinfo.

Quhet Fisnik Asllani, është futbollisti me paraqitjen më të mirë ku shënoi gol dhe asistoj në plejof, përcjell albinfo.ch.
Ekipi i Elversbergu ka marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të plejofit për promovim në Bundesligën gjermane.
Elversbergu barazoi 2:2 në udhëtim te Heidenheimi dhe është afër që të shkruajë historinë në futbollin gjerman.
Tani i duhet të marrë tjetër rezultat të mirë në ndeshjen kthyese për të luajtur më pas për herën e parë në Bundesligë.
Meritat për sukseset e Elversbergut në këtë edicion ka sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani.
Asllani në pjesën e parë asistoi e shënoi.
22-vjeçari në edicionin aktual ka shënuar 19 gola e ka kontribuuar me nëntë asistime.
Dueli kthyes zhvillohet të hënën nga ora 20:30, me Elversbergun vendës.
Asllani asistoi në golin për 1:0 në minutën e 18-të, ndërsa për 2:0 realizoi në minutën e 42-të.
Në pjesën e dytë skuadra e tij pranoi dy gola. Asllani luajti deri në minutën e 89-të.
The post Talenti kosovar që po shkëlqen në Bundesligën gjermane appeared first on Albinfo.