Tarifa e SHBA-së për Kosovën, bizneset të shqetësuara për ndikimin ekonomik

Pas datës 5 prill, eksportet kosovare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballen me një tarifë të re doganore prej 10%, si pjesë e një vendimi të gjerë tregtar të administratës amerikane. Kjo masë, e miratuar nga presidenti Donald Trump, pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në kompanitë eksportuese nga Kosova, përfshirë Walone […] The post Tarifa e SHBA-së për Kosovën, bizneset të shqetësuara për ndikimin ekonomik appeared first on Albinfo.

Tarifa e SHBA-së për Kosovën, bizneset të shqetësuara për ndikimin ekonomik

Pas datës 5 prill, eksportet kosovare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballen me një tarifë të re doganore prej 10%, si pjesë e një vendimi të gjerë tregtar të administratës amerikane. Kjo masë, e miratuar nga presidenti Donald Trump, pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në kompanitë eksportuese nga Kosova, përfshirë Walone Fashion Group – një nga prodhuesit kryesorë të veshjeve elegante dhe fustaneve të nusërisë.

Pronari i kompanisë, Valon Osmani, shprehet i shqetësuar për pasojat e këtij vendimi në biznesin e tij, pasi mbi 60% e produkteve të tyre shiten në tregun amerikan. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se kompania eksporton në SHBA produkte me vlerë deri në 800 mijë euro në vit dhe se kjo tarifë mund të ndikojë në marrëdhëniet me klientët.

“Tani jemi në siklet, pasi nuk e dimë si do të reagojnë klientët, a do të vazhdojnë të porosisin apo do të anulohen disa porosi. Tani mbetet të shohim si do të ndikojë kjo situatë. Normalisht, do të marrim disa masa në varësi të zhvillimeve,” tha Osmani, duke shtuar se kompania e tij do të përpiqet të përballojë këtë sfidë duke rritur çmimet e produkteve.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë një rritje të ndjeshme të eksporteve drejt SHBA-së vitet e fundit. Në vitin 2019, eksportet ishin rreth 3 milionë euro, ndërsa në vitin 2022 arritën në mbi 131 milionë euro. Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, eksportet kanë shënuar 5.6 milionë euro, nga të cilat 3.2 milionë euro i përkasin kategorisë së veshmbathjeve, përcjell albinfo.ch.

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se vendosja e tarifës prej 10% do të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve kosovare në tregun amerikan, duke ulur përparësinë konkurruese të bizneseve vendore.

“Patjetër që do të ketë ndikim, sidomos në periudhë afatshkurtër. Disa mallra të eksportuara nga Kosova në SHBA kanë pasur çmime më të ulëta, gjë që u ka dhënë një avantazh prodhuesve kosovarë,” deklaroi Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë për REL.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, theksoi se tarifa mund të ndikojë në uljen e kërkesës dhe prodhimit, duke e bërë më të vështirë gjetjen e tregjeve alternative.

“Bizneset do të përpiqen të gjejnë tregje të reja, por kjo kërkon kohë, angazhim dhe investime. Nuk është diçka që ndodh brenda natës,” tha Rafuna.

Për të zbutur ndikimin e kësaj mase, organizatat ekonomike në vend i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa lehtësuese për bizneset e prekura. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka kërkuar që ekzekutivi të ofrojë ndihmë për kompanitë që mund të përballen me humbje financiare si pasojë e tarifës së re.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se si do të reagojnë tregjet dhe konsumatorët amerikanë ndaj rritjes së çmimeve të produkteve nga Kosova dhe cilat do të jenë hapat e ardhshëm të prodhuesve kosovarë për t’u përshtatur me situatën e re tregtare, përcjell albinfo.ch.

The post Tarifa e SHBA-së për Kosovën, bizneset të shqetësuara për ndikimin ekonomik appeared first on Albinfo.