“Tarifat ndryshuan botën”/ Starmer: Rregullat kanë marrë fund, mbizotërojnë aleancat
Bota siç ne e njihnim ka marrë fund. Kjo është deklarata e bërë nga Kryeministri Britanik Keri Starmer referuar tarifave prej 10% që Trump vuri ndaj vendit të tij ndërsa Londra zyrtare ka deklaruar se po vijon negociatat me Washingtonin. Në një opionon për “The Telegraph” Starmer deklaroi se ai do të përdor politikat e [...]Read More...

Bota siç ne e njihnim ka marrë fund. Kjo është deklarata e bërë nga Kryeministri Britanik Keri Starmer referuar tarifave prej 10% që Trump vuri ndaj vendit të tij ndërsa Londra zyrtare ka deklaruar se po vijon negociatat me Washingtonin.
Në një opionon për “The Telegraph” Starmer deklaroi se ai do të përdor politikat e duhura industriale për të mbrojtur vendin e tij nga ajo që ai e quajti një stuhi ekonomike. Masat që Mbretëria e Bashkuar pritet të shpallen përgjatë javës.
Starmer u shpreh se Bota e re që po shohim aktualisht udhëhiqet më pak nga rregullat dhe më shumë nga aleancat.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se edhe Gjermania po mendon të ndërmarrë masa si pasojë e tarifave të shpallura nga Donald Trump.
Berlini Zyrtar raportohet se po mendon të tërheqë një pjesë të reserves së tij prej 1200 tonë ar në rezervën e Nju Jorkut. Për dekada Gjermania ka mbajtur 1200 tonë rezevë ari, rezerva e dytë më e madhe në botë e arit pas asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që po ashtu ruhet në Kasafortën e Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara në Manhatan.
Shpallja e Tarifave Tregtare nga Donald Trump për 180 vende të botës fshiu nga bursat ndërkombëtare mbi 5 trilionë dollarë, duke bërë kështu që kjo periudhë të jetë më e keqja në Bursa që prej kohës së pandemisë Covid 19.
Fondi Monetar Ndërkombëtar Paralajmëroi se prespektiva e rritjes ekonomike mund të ulet këtë vit ndërsa Banka e Investimeve JP Morgan tha se shanci që ekonomia botërore të përballet me recesion është rritur në 60% nga 40% që ishte më parë.
/ abcnews.al