Të dielën nuk do të ketë ujë në disa lagje të kryeqytetit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të kryeqytetit. Sipas kësaj kompanie deri tek mungesa e ujit do të vie shkaku i sanimit të rrjedhjes në një gyp. “Ju njoftojmë se nesër, më datë 19.10.2025 do të ketë ndërprerje të furnizimit me

Të dielën nuk do të ketë ujë në disa lagje të kryeqytetit
Të dielën nuk do të ketë ujë në disa lagje të kryeqytetit

Të dielën nuk do të ketë ujë në disa lagje të kryeqytetit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të kryeqytetit.

Sipas kësaj kompanie deri tek mungesa e ujit do të vie shkaku i sanimit të rrjedhjes në një gyp.

“Ju njoftojmë se nesër, më datë 19.10.2025 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në ora 19:00, për shkak të sanimit të rrjedhjes në gypin magjistral DN 600mm ITUP Badoc – Prishtinë”.

“Sanimi do të bëhet në rrugën “Muharrem Fejza”, te rrethi i Matit. Pa ujë do të mbeten zonat e mëposhtme:Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i Diellit dhe një pjesë e lagjes Mati”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.