Tensioni Pakistan-Indi/ Qeveria britanike thirrje për unitet në një “moment jashtëzakonisht delikat”
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka përsëritur pasditen e sotme thirrjen e saj drejtuar Indisë dhe Pakistanit që të tregojnë “përmbajtje”, pas shkëmbimeve të zjarrit mes dy vendeve. Në një deklaratë në Dhomën e Komunave, ministri i Zyrës së Jashtme, Hamish Falconer, u tha deputetëve se kjo është një “situatë jashtëzakonisht delikate në zhvillim e [...]Read More...

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka përsëritur pasditen e sotme thirrjen e saj drejtuar Indisë dhe Pakistanit që të tregojnë “përmbajtje”, pas shkëmbimeve të zjarrit mes dy vendeve.
Në një deklaratë në Dhomën e Komunave, ministri i Zyrës së Jashtme, Hamish Falconer, u tha deputetëve se kjo është një “situatë jashtëzakonisht delikate në zhvillim e sipër dhe që po lëviz me shpejtësi”, duke shtuar se “nëse situata përshkallëzohet më tej, askush nuk do të fitojë”.
Ai dhe Sekretari i Jashtëm kanë qenë në kontakt me homologët e tyre në Indi dhe Pakistan, duke përcjellë mesazhin se “duhet të angazhohen në dialog për të gjetur një rrugë diplomatike sa më të shpejtë përpara”.
Ministri gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve të komuniteteve të mëdha indiane dhe pakistaneze në Britani që të “përhapin mesazhin se tani është momenti për t’u bashkuar përtej dallimeve fetare dhe etnike”.
Megjithatë, pikëpamjet e ndryshme u bënë të dukshme në diskutimet mes deputetëve, disa prej të cilëve shfaqën dëshirën që qeveria të mbante anën e Indisë apo të Pakistanit – një gjë që ministri refuzoi ta bënte.