Termokos përmbyll sot sezonin ngrohës 2024/2025
Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se sot do të përfundojë furnizimin me ngrohje për sezonin ngrohës 2024/2025. Vendimi është marrë në përputhje me Rregulloren e ZRRE-së dhe kushtet klimatike aktuale, si dhe parashikimet meteorologjike për ditët në vijim. Ky sezon është vlerësuar si një ndër më të suksesshmit, me mbi 25 mijë konsumatorë të furnizuar

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se sot do të përfundojë furnizimin me ngrohje për sezonin ngrohës 2024/2025.
Vendimi është marrë në përputhje me Rregulloren e ZRRE-së dhe kushtet klimatike aktuale, si dhe parashikimet meteorologjike për ditët në vijim.
Ky sezon është vlerësuar si një ndër më të suksesshmit, me mbi 25 mijë konsumatorë të furnizuar gjatë 181 ditëve dhe me një rritje prej 10% në prodhimin e energjisë termike krahasuar me sezonin e kaluar.
Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar për 33 objekte të reja, ndërsa për herë të parë është zbatuar faturimi sipas konsumit për mbi 12 mijë konsumatorë.
“Termokos” ka paralajmëruar se do të vazhdojë me modernizimin e shërbimeve dhe zgjerimin e rrjetit për të përfshirë edhe më shumë qytetarë të Prishtinës.
Njoftimi:
NP “Termokos” SH.A. do të përfundojë sot furnizimin me ngrohje për sezonin ngrohës 2024/2025.
Vendimi për përfundimin e sezonit ngrohës 2024/2025 është në harmoni të plotë me Rregulloren e ZRRE-së për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji si dhe i bazuar në kushtet aktuale klimatike e parashikimet e meteorologëve për motin ditëve të ardhshme.
Është ky edhe një sezon tjetër nga më të suksesshmit, gjatë të cilit është ofruar ngrohje e mjaftueshme dhe cilësore përgjatë 181 ditëve për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes.
Gjatë sezonit ngrohës 2024/2025 janë prodhuar 362,520 MWh energji termike apo 10% më shumë se sezonën e kaluar, kur nga KEK-u ishin ekstraktuar 329.617 MWh energji, ndërsa janë liferuar 307 GWh energji termike, që në raport krahasues me sezonën e kaluar ka një rritje prej 11 për qind më shumë energji të liferuar.
Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 33 objekte banesore (prej të cilave 1 objekt shkollor dhe 2 objekte afariste) me 854 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 72, 630.94 m/2.
Në sezonin ngrohës 2024/2025 për herë të parë ka filluar zbatimi i metodës së re të faturimit, sipas shpenzimit, kur mbi 12 mijë konsumatorë, që i kanë të instaluara pajisjet matëse janë faturuar sipas konsumit.
NP “Termokos” do të vazhdojë angazhimin për modernizimin e shërbimeve si dhe për një shtrirje të mëtutjeshme të rrjetit të ngrohjes tek sa më shumë qytetarë të Prishtinës.