Tërnava i viziton punimet e xhamisë së re te Merqezi në Podujevë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, e ka vizituar të shtunën Podujevën, ai ishte aty për të parë nga afër ecurinë e punimeve në ndërtimin e Xhamisë së re te Merqezi. Gjatë vizitës, Tërnava shprehu kënaqësinë e tij për përparimin e deritanishëm të punimeve dhe vlerësoi angazhimin

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, e ka vizituar të shtunën Podujevën, ai ishte aty për të parë nga afër ecurinë e punimeve në ndërtimin e Xhamisë së re te Merqezi.
Gjatë vizitës, Tërnava shprehu kënaqësinë e tij për përparimin e deritanishëm të punimeve dhe vlerësoi angazhimin e të gjithë atyre që janë duke kontribuar në këtë projekt me rëndësi të madhe për komunitetin lokal.
Ai theksoi se ndërtimi i kësaj xhamie do t’i plotësojë nevojat e besimtarëve islamë të kësaj ane për një hapësirë të përshtatshme për falje, edukim dhe aktivitete fetare.
Ai gjithashtu falënderoi donatorët që po kontribuojnë në ndërtimin e kësaj xhamie