Tevide Imeri: Sipas informatave që kemi rreth 300 mjekë e infermierë kanë ikur nga Kosova

Welcome to Kosova Today

Shqetësues largimin e mjekëve nga Kosova e sheh edhe Tevide Imeri, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë. Ajo thotë se nëse vazhdon ky trend do të jetë shqetësues. ‘’Nëse ndiqet trendi i largimit të mjekëve si në vitin 2023, duke ia shtuar këtu faktin edhe të masave të reja, të cilat i kanë marrur […]

Tevide Imeri: Sipas informatave që kemi rreth 300 mjekë e infermierë kanë ikur nga Kosova


Shqetësues largimin e mjekëve nga Kosova e sheh edhe Tevide Imeri, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.

Ajo thotë se nëse vazhdon ky trend do të jetë shqetësues.

‘’Nëse ndiqet trendi i largimit të mjekëve si në vitin 2023, duke ia shtuar këtu faktin edhe të masave të reja, të cilat i kanë marrur vende si Gjermania, mund të themi se numri për këtë vit mund të jetë edhe më shqetësues’’, thekson Imeri.

Për Front Online, Imeri thotë se sipas informatave që ajo ka janë rreth 300 mjekë dhe infermierë që kanë ikur nga Kosova.

‘’Nuk kemi numër të saktë për këtë tre mujor. Diku rreth 300 është numri sipas informatave që kemi’’ thotë ajo.

Për Imerin, sfiduese vazhdo ntë jetë mungesa e mjekëve dhe anesteziologëve.

 ‘’Vazhdon të jetë sfiduese mungesa e mjekëve të punës, anesteziologëve dhe kuadrov deficitare’’ ka thënë Imeri për FrontOnline.

Ajo thotë se janë takuar me ministrin e shëndetësisë Arben Vitia ku kanë  marrë edhe disa zotime.

 ‘’Jemi takuar me ministrin Vitia në kuadër të partneritetit social e ku kemi diskutuar për këtë çështje dhe mbetët prioritet i angazhimit tonë nga ai kemi marrë premtime për angazhimin e tij në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve përmes zhvillimit të kuadrov, kushteve të punës dhe edukim të vazhdueshëm profesional’’, thotë Imeri për FrontOnline.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Shqet Kosova Tevide Imeri Federat Sindikatave Gjermania Front Online Imerin Vazhdon FrontOnline Arben Vitia

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Shqet Kosova Tevide Imeri Federat Sindikatave Gjermania Front Online Imerin Vazhdon FrontOnline Arben Vitia

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online