Nis trajnimi bazë i gjeneratës së re të ushtarëve të FSK-së

Nis trajnimi bazë i gjeneratës së re të ushtarëve të FSK-së

Rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur sot trajnimin ushtarak bazë në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Ata janë rreshtuar në kuadër të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në Qendrën e Stërvitjes Bazë, ku do të kalojnë fazën e parë të përgatitjes për t’u bërë pjesë e FSK-së.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, trajnimi do të zgjasë nëntë javë dhe do të përfshijë një program intensiv të përgatitjes fizike, psikologjike dhe profesionale.

Gjatë kësaj periudhe, rekrutët do të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme ushtarake.

Pas përfundimit të trajnimit, ata pritet të jenë të gatshëm të shërbejnë si ushtarë dhe të rreshtohen në formacionet ushtarake brenda strukturës së FSK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.