Trepça ndërpret marrëdhënien e punës me dy punëtorë, katër të tjerë ndëshkohen me masa disiplinore

Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka marrë sot vendime disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të Njësisë Biznesore “Miniera me Flotacion” në Kishnicë dhe Artanë.
Sipas njoftimit të Trepçës, pas shqyrtimit të rasteve dhe dokumentacionit përkatës, Komisioni ka vendosur që për dy punonjës, të identifikuar me inicialet A.G. dhe K.A., të ndërpritet marrëdhënia e punës, raporton lajmi.net
Ndërkaq, ndaj katër punonjësve të tjerë, F.Z., Z.A., A.M. dhe M.Z., janë shqiptuar masa disiplinore, përfshirë gjobë në pagë dhe ulje në pozitë.
Postimi i plotë:
NJOFTIM PËR VENDIMET E KOMISIONIT DISIPLINOR
Më datë 11.08.2026, Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka nxjerrë vendimet lidhur me rastet e trajtuara në bazë të Vendimeve nr. 4733 dhe 5245, për punonjësit e Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë.
Pas shqyrtimit të rasteve dhe dokumentacionit përkatës, Komisioni Disiplinor ka vendosur:
Për punonjësit 1). A.G. dhe 2). K.A. – ndërprerjen e marrëdhënies së punës, në pajtim me nenin 14 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të Trepça Sh.A.
Për punonjësit 1). F.Z., 2). Z.A., 3). A.M. dhe 4). M.Z. – shqiptimin e masave disiplinore gjobë në pagë dhe ulje në pozitë, në pajtim me dispozitat përkatëse të Rregullores.
E drejta e ankesës:
Kundër këtyre vendimeve, palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Komisionit të Ankesave të Trepça Sh.A., brenda afatit prej 8 (tetë) ditësh, në përputhje me procedurat e përcaktuara.
Vendimet janë nxjerrë në kuadër të procedurave të përcaktuara me aktet e brendshme të Trepça Sh.A.
Me Fat
Trepça Sh.A.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



