Trump, 100 ditë pushtet/ Presidenti i SHBA hedh poshtë sondazhet që tregojnë rënie
Donald Trump festoi 100 ditët e tij në pushtet si President I Shteteve të Bashkuara në një tubim masiv në Michigan. Me një fjalim në stilin e një fushate elektorale Kreu I Shtëpisë së Bardhë lavdëroi arritjet e administratës së tij duke thënë se ky ishte një revolucion i logjikës së shëndoshë. Ndërsa hodhi poshtë [...]Read More...

Donald Trump festoi 100 ditët e tij në pushtet si President I Shteteve të Bashkuara në një tubim masiv në Michigan. Me një fjalim në stilin e një fushate elektorale Kreu I Shtëpisë së Bardhë lavdëroi arritjet e administratës së tij duke thënë se ky ishte një revolucion i logjikës së shëndoshë.
Ndërsa hodhi poshtë sondazhet që tregojnë rënie të popullaritetit të tij, Trump nuk I kurseu sërisht thumbat ndaj demokratëve dhe ish presidentit Joe Biden. Ashtu siç mediat kishin paralajmëruar, nga Michigani I cili njihet si zemra e prodhimit të automjeteve në Shtetet e Bashkuara Trump deklaroi se do të lehtësojë tarifat për mallrat që vijnë nga jashtë dhe përdoren nga industria e prodhimit të automjeteve në SHBA, duke përfshirë këtu celikun dhe aluminin.
“Unë kam vendosur me krenari një tarifë prej 25% për të gjitha automjetet e huaja që vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të sjellë vende pune në vendin tone. Por për të ndihmuar fabrikat tona, sapo kam nënshkruar një urdhër eekzekutiv për ti dhënë një zbritje në tarifa çdo kompanie që monton makinat e saj këtu në Shtetet e Bashkuara. Ulja në tarifa do të jetë nga 10 deri në 15% për pjesë të ndryshme të prodhimit të automjeteve.”
Përgjatë fjalimit të tij në Michigan Trump deklaroi se përgjatë 100 ditëve të administratës së tij kishte pasur një rënie të cmimit të gazit, naftës dhe benzinës si dhe ulje të kostove të jetesës duke përfshirë këtu produktet ushqimore. Kreu I Shtëpisë së Bardhë tha se edhe cmimi i vezëve falë tij ishte ulur, por në fakt ky cmimi ka pësuar një rritje të ndjeshme në SHBA si pasojë e gripit të shpendëve që solli asgjesimin e qindra mijëra pulave.
Donald Trump u shpreh gjithashtu se në tre muajt e administrates së tij në Shtetet e Bashkuara ishin krijuar mbi 340 mijë vende të reja pune. Dëbimi I emigrantëve të paligjshëm ishte një ndër premtimet që solli Trump në pushtet dhe mbi këtë teme Kreu I Shtëpisë së Bardhë tha se muajin e shkuar kishte pasur vetëm 3 kalime ilegale të kufirit. Në analizën e verifikimit të fakteve të BBC bazuar në shifra theksohet se në Mars pari 7181 emigrantë që mbërritën në kufirin SHBA meksikë, një shifër kjo që tregon rregjistrimet më të ulëta mujore të emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2000./abcnews.al