Trump “i flet” Kongresit/ Frrok Çupi: SHBA, domosdoshmëri për paqen në Ukrainë
Analisti Frrok Çupi thotë se SHBA është domosdoshmëri për paqen në Ukrainë, teksa presidenti amerikan, Donald Trump pritet t’i drejtohet Kongresit. Në një intervistë për “Breaking News” në ABC News, Çupi u shpreh se Trump do të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Ukrainën për mineralet. “Sot, orë më përpara njoftoi përmes këshilltarëve të tij se [...]Read More...

Analisti Frrok Çupi thotë se SHBA është domosdoshmëri për paqen në Ukrainë, teksa presidenti amerikan, Donald Trump pritet t’i drejtohet Kongresit.
Në një intervistë për “Breaking News” në ABC News, Çupi u shpreh se Trump do të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Ukrainën për mineralet.
“Sot, orë më përpara njoftoi përmes këshilltarëve të tij se në fjalimin e Kongresit, do të njoftonte edhe nënshkrimin e marrëeshjes së mineraleve me Ukrainën. Kjo marrëveshje, ose i jep rrugë zgjidhjes së paqes në Ukrainë, ose është pikë stopi për të krijuar probleme me raportet botërore. Ne e dimë tashmë që të gjithë janë të informuar se SHBA është domosdoshmëria për paqen në Ukrainë”, theksoi ai./abcnews.al