Trump i vendosur për “t’i rikthyer paratë” përmes marrëveshjes me Ukrainën për minerale

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se dëshiron që Ukraina të shpaguajë miliarda dollarë që ia kanë dërguar Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur veten kundër luftës së nisur nga Rusia. “Dua që ata të na japin diçka për gjithë paratë që u kemi dhënë. Jemi duke kërkuar për minerale të rralla të tokës [...]Read More...

Trump i vendosur për “t’i rikthyer paratë” përmes marrëveshjes me Ukrainën për minerale

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se dëshiron që Ukraina të shpaguajë miliarda dollarë që ia kanë dërguar Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur veten kundër luftës së nisur nga Rusia.

“Dua që ata të na japin diçka për gjithë paratë që u kemi dhënë. Jemi duke kërkuar për minerale të rralla të tokës – çfarëdo që mund të gjejmë”, ka thënë Trump në Konferencën e Konservatorëve për Veprim Politik, të mbajtur afër Uashingtonit.

“Po përpiqem t’i rikthej paratë”.

Trump i ka bërë këto komente teksa vazhdojnë negociatat mes Uashingtonit dhe Kievit për një marrëveshje që parasheh qasjen amerikane në mineralet e Ukrainës, përfshirë ato që janë të domosdoshme për prodhim të baterive për makina elektrike dhe pajisje tjera teknologjike.

I dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg ka udhëtuar në Kiev më herët gjatë javës dhe është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ka thënë më vonë se Zelensky e kupton se sa është i rëndësishëm për SHBA-në nënshkrimi i marrëveshjes.

Kellogg e lavdëruar Zelenskyn si burrë “guximtar”.