Trump kërcënon Kanadanë me dyfishim tarifash/ Carney: Sulm i ri ndaj punonjësve, familjeve dhe bizneseve kanadeze

Presidenti Trump vijon me deklaratat e tij kërcënuese këtë herë ndaj Kanadasë. Trump u shpreh se do të dyfishojë tarifat për aluminin dhe çelikun kanadez. Agjencia e lajmeve SKY News ka publikuar qëndrimin e kryeministrit të ardhshëm Mark Carney në lidhje me përshkallëzimin e fundit të Donald Trump në luftën tregtare midis dy vendeve. Carney [...]Read More...

Trump kërcënon Kanadanë me dyfishim tarifash/ Carney: Sulm i ri ndaj punonjësve, familjeve dhe bizneseve kanadeze

Presidenti Trump vijon me deklaratat e tij kërcënuese këtë herë ndaj Kanadasë. Trump u shpreh se do të dyfishojë tarifat për aluminin dhe çelikun kanadez.

Agjencia e lajmeve SKY News ka publikuar qëndrimin e kryeministrit të ardhshëm Mark Carney në lidhje me përshkallëzimin e fundit të Donald Trump në luftën tregtare midis dy vendeve.

Carney thotë se do të mbajë tarifat në fuqi deri sa amerikanët të “tregojnë respekt” dhe të angazhohen për tregti të lirë.

Carney e quan sulm të ri tarifat e vendosura nga Trump për çelikun dhe aluminin, duke i cilësuar ato si një “sulm” ndaj punonjësve, familjeve dhe bizneseve kanadeze.

Pak më parë, në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se do të dyfishojë tarifat e tij të planifikuara për çelikun dhe aluminin nga Kanadaja nga 25% në 50%.

Ai tha se rritja e tarifave, që pritet të ndodhë nesër, është një përgjigje ndaj rritjes së çmimeve që qeveria provinciale e Ontarios ka vendosur për elektricitetin që shitet në SHBA.

Në përgjigje të postimit të Trump, kryeministri i Ontarios, Doug Ford, tha se nuk do të tërhiqet derisa tarifat e liderit amerikan për importet kanadeze të “zhduken përfundimisht.”