Trump: Më 1 shkurt nisin tarifat/ Presidenti amerikan me “dorë të hekurt”: Gati edhe për Evropën

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se vendimi i Donald Trump për tarifa doganore 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës dhe 10% për mallrat kineze, do të gjejë zbatim nga data 1 shkurt. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt than ë një konferencë për shtyp se një tarifë prej 10% do të zbatohet edhe për mallrat e [...]Read More...

Trump: Më 1 shkurt nisin tarifat/ Presidenti amerikan me “dorë të hekurt”: Gati edhe për Evropën

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se vendimi i Donald Trump për tarifa doganore 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës dhe 10% për mallrat kineze, do të gjejë zbatim nga data 1 shkurt.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt than ë një konferencë për shtyp se një tarifë prej 10% do të zbatohet edhe për mallrat e Kinës për fentanilin e paligjshëm që kanë lejuar të hyjë në SHBA dhe ka vrarë miliona amerikanë.

Konfirmimi i saj i tarifave të reja i jep fund spekulimeve nëse presidenti do të zbatonte premtimin që bëri si kandidat gjatë zgjedhjeve.

Leavitt nuk pranoi të ofrojë detaje shtesë mbi tarifat e reja, duke përfshirë nëse ato do të zbatohen për importet e naftës ose nëse do të bëhen përjashtime shtesë.

Ajo nuk dha asnjë detaj se si do të zbatohen tarifat e reja.

Ekonomistët besojnë kryesisht se, në rrethana të kufizuara, tarifat mund të jenë mjete efektive për rritjen ekonomike. Trump ka përdorur dhe ka premtuar të përdorë tarifat për tre qëllime kryesore: për të rritur të ardhurat, për të sjellë tregtinë në ekuilibër dhe për të ulur vendet rivale në tryezën e negociatave.

Presidenti amerikan ka thënë se dëshiron që Kanadaja dhe Meksika të ndalojnë fluksin e emigrantëve pa dokumente dhe drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë si Meksika ashtu edhe Kanadaja kanë premtuar se nuk do të rrinë duarkryq përballë masave të reja të Trump dhe do t’I përgjigjen Shteteve të Bashkuara me të njëjtën monedhë.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sonte se do të vendoste “me siguri” tarifa për mallrat evropiane, pa specifikuar se kur.

Nga tarifat nuk do te shpëtojnë as vendet e Bashkimit Europian, pasi sipas Trump, unioni I ka trajtuar shtetet e bashkuara shume keq.

Por teksa me Evropën marrëdhëniet nuk janë ne piken me te mire, Trump tha se do te flasë me presidentin rus Valdimir Putin dhe paralajmëroi se nga bisedat do te ndodhe diçka e rëndësishme.