Trump nën shënjestrën e Iranit/ Shala: Ja si ka nisur armiqësia me SHBA. Osmani: Me vetëm 16 ditë, presidenti po çmonton botën nga cepi në cep

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të martën se ai u ka dhënë udhëzime këshilltarëve të tij që ta zhdukin Iranin nëse do të vritej nga ky shtet. Lidhur me këtë është diskutuar këtë të enjte në emisionin “360 Gradë”, ku eksperti i sigurisë, Xhavit Shala ka treguar si ka [...]Read More...

Trump nën shënjestrën e Iranit/ Shala: Ja si ka nisur armiqësia me SHBA. Osmani: Me vetëm 16 ditë, presidenti po çmonton botën nga cepi në cep

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të martën se ai u ka dhënë udhëzime këshilltarëve të tij që ta zhdukin Iranin nëse do të vritej nga ky shtet.

Lidhur me këtë është diskutuar këtë të enjte në emisionin “360 Gradë”, ku eksperti i sigurisë, Xhavit Shala ka treguar si ka nisur armiqësia mes Iranit dhe SHBA.

Ndërkohë, eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani u shpreh se me vetëm 16 ditë në Zyrën Ovale, Trump po çmonton botën nga cepi në cep dhe strategjia e tij është ajo që njihet si ‘arti i marrëveshjes’.

Xhavit Shala: Armiqësia Iran-Shba ka filluar që më ’79 me revolucionin Islamik Iranin, sepse regjimi i mëpërparshëm në Iran ka qenë shumë pro perëndimor. Por fitorja e revolucionit Islamik e armiqësoi me SHBA sepse në fakt ndodhën dy gjëra shumë shpejt njëra me tjetrën.

Dritan Goxhaj: E gjitha kjo është një sajesë e bukur e FBI, e bërë më datë 3 nëntor, vetëm tre ditë pas zgjedhjeve që fitoi Trump. I duhej në atë kohë FBI, sikur kishte zbuluar një plan për vrasjen e Trump nëpërmjet 3 individëve, një afganë dhe dy amerikanë. Të tre persona me të kaluar kriminale dhe tregti droge.

Kreshnik Osmani: Lidhur me situatën e krijuar mes Iranit dhe SHBA, duhet të kuptojmë momentin në të cilin ndodhet bota. Jemi në një fazë të re, ku presidenti Trump ka vetëm 16 ditë që ka hyrë në zyrën ovale dhe ka marrë një sërë vendimesh ekzekutive, të cilat tregojnë se ai është perandor një perandorie romake dhe po vendos ekulibra të rinj, po çmonton botën nga cepi në cep. E njëjta gjë është duke ndodhur dhe në Lindjen e Mesme. Për t’u marrë vesh për një ‘deal’ në Lindjen e Mesme duhet të merresh me katër lojëtarët kryesorë Izraeli, Turqia, Irani, Arabia Saudite, bashkë me Egjiptin, i cili është një pikë e rëndësishme strategjike.

Por strategjia e Trump është ajo që njihet si ‘arti i marrëveshjes’, do të ngremë stekën maksimalisht dhe kërcënimin maksimalisht në mënyrë që të mos e lejojmë armikun tonë që të shkojë shumë afër të kërkesave tona. Është një skemë për negociata, për të ulur Lindjen e Mesme./abcnews.al