Trump: Po zhvillojmë diskutime serioze me Moskën

Presidenti amerikan Donald Trump  njoftoi se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin. “Unë mendoj se mund të bëjmë diçka të rëndësishme”, tha Trump. “Uashingtoni po zhvillon diskutime serioze me Moskën”, shtoi ai, duke mos iu dhënë detaje të mëtejshme gazetarëve. Më herët të premten, zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov deklaroi se Kremlini [...]Read More...

Trump: Po zhvillojmë diskutime serioze me Moskën

Presidenti amerikan Donald Trump  njoftoi se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin.

“Unë mendoj se mund të bëjmë diçka të rëndësishme”, tha Trump. “Uashingtoni po zhvillon diskutime serioze me Moskën”, shtoi ai, duke mos iu dhënë detaje të mëtejshme gazetarëve.

Më herët të premten, zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov deklaroi se Kremlini mbetet i gatshëm për një takim Putin-Trump dhe se “e njëjta dëshirë, siç kemi dëgjuar, ekziston edhe nga pala amerikane”.

Çdo diskutim mes dy presidentëve do të jetë në qendër të vëmendjes, sepse rikthimi në Shtëpinë e Bardhë i Donald Trump-it konsiderohet të ketë implikime të mëdha për konfliktin në Ukrainë.

Moska, Kievi dhe aleatët e tyre janë në pritje të qëndrimit që presidenti amerikan do të marrë për konfliktin ukrainas, të cilit ai vazhdimisht ka deklaruar se dëshiron t’i japë fund./abcnews.al