Befason Marco Rubio, sekretari amerikan i shtetit shfaqet në intervistë me kryq në ballë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shfaq të mërkurën, gjatë një intervistë për Fox News, më një shenjë kryqi në ballë. Sekretari amerikan i Shtetit foli në televizionin amerikan në lidhje me zhvillimet aktuale në Ukrainë, krizën në Lindjen e Mesme dhe fjalimin e ish-presidentit Donald Trump në Kongres. Kryqi ishte vendosur nga Rubio, […] The post Befason Marco Rubio, sekretari amerikan i shtetit shfaqet në intervistë me kryq në ballë appeared first on InfoShqip.com.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shfaq të mërkurën, gjatë një intervistë për Fox News, më një shenjë kryqi në ballë.
Sekretari amerikan i Shtetit foli në televizionin amerikan në lidhje me zhvillimet aktuale në Ukrainë, krizën në Lindjen e Mesme dhe fjalimin e ish-presidentit Donald Trump në Kongres.
Kryqi ishte vendosur nga Rubio, pasi është simboli i festës së Ditës së Mërkurës së Hirit, që përkon me ditën e parë të Kreshmës për shumë besimtarë të krishterë.
Në këtë ditë, besimtarët shënojnë këtë ritual duke formuar një kryq në ballin e tyre me hirin e shenjtëzuar nga Dita e Palmave të vitit të kaluar.
E mërkura e Hirit shënon fillimin e Kreshmës, periudhë gjatë së cilës besimtarët angazhohen në agjërim, duke shmangur mishin. Ky zakon ndiqet nga shumë grupime të krishtera, përfshirë katolikët, luteranët, anglikanët, disa protestantë të bashkuar dhe disa degë të kishës kalviniste.
Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë në kalendarin e fesë, duke u konsideruar një kohë reflektimi dhe pendimi për të krishterët në mbarë botën.
The post Befason Marco Rubio, sekretari amerikan i shtetit shfaqet në intervistë me kryq në ballë appeared first on