Shea: Kontigjenti amerikan në Kosovë s’është barrë e madhe financiare për SHBA-në

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “është transaksional” dhe se mund të kërkojë nga Kosova favore në këmbim të mbajtjes së trupave. “Ndaj, jini të përgatitur”, tha ai për Radion Evropa e Lirë. Shea, i cili ka shërbyer në role të ndryshme në NATO deri në

Shea: Kontigjenti amerikan në Kosovë s’është barrë e madhe financiare për SHBA-në

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “është transaksional” dhe se mund të kërkojë nga Kosova favore në këmbim të mbajtjes së trupave.

“Ndaj, jini të përgatitur”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Shea, i cili ka shërbyer në role të ndryshme në NATO deri në tërheqjen e tij në vitin 2018, nuk pret ndryshime të menjëhershme në praninë e trupave amerikane në Evropë, e rrjedhimisht as në Kosovë, por thotë se situata mbetet e pasigurt dhe duhet vëzhguar me kujdes.

Sipas tij, kontingjenti amerikan në Kosovë është i vogël dhe “nuk është barrë e madhe financiare për SHBA-në, në krahasim me forcat amerikane në Gjermani apo Poloni”.

Ai gjithashtu kujtoi se Trump, në të kaluarën, “është përpjekur ta luajë paqebërësin mes Beogradit dhe Prishtinës” dhe ka shtuar se trupat amerikane në Kosovë “i japin SHBA-së një levë më të madhe në këtë rol”.